Haradinaj dhe Rama diskutuan për situatën në veri: I kërkova hekurudhën Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 14:09 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se kanë diskutuar për çështjen në veri, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se nuk patën shans të bisedojnë për “Open Ballkan”, mirëpo theksoi se e përkrah këtë ide vetëm pas njohjes të Kosovës nga Serbia.

“Me kryeministrin Edi Rama diskutuam çështjen e finalizimit të hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm, që lehtëson qarkullimin dhe lidh edhe më tepër vendet tona, i rëndësishëm për forcimin e sigurisë në rajon dhe integrimin në NATO”.

“Po ashtu, diskutuam për gjendjen e sigurisë në Kosovë me theks të veçantë në veriun e vendit”.

“Bashkëpunimi vëllezëror ndërmjet dy vendeve tona është jetik për zhvillimin e gjithëmbarshëm. Qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë duhet të bëjnë të pamundurën që të heqin të gjitha barrierat që vështirësojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat e posaçërisht në atë ekonomike”.

LEXO EDHE:

Të ngjashme