Haradinaj: Dialogu me Serbinë të vazhdojë, paralajmërimi për asociacionin nga serbët i ngutshëm

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 14:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, raporton Ekonomia Online. Haradinaj, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, u shpreh i bindur delegacioni i Kosovës është i përgatitur.

“Delegacioni  i Kosovës është ftuar të raportojë në komision. Jemi të hapur me vazhduar dialogun. Avni Arifi ka shkuar i përgatitur, na intereson avancimi i temave të dialogut. Janë bërë dy dekada, duhet të mbyllet kjo çështje”.

Haradinaj foli edhe për paralajmërimin e Listës Serbe për formimin e asociacionit. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka thënë se asociacioni i komunave serbe të formohet në përvjetorin e pestë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit më 20 prill.

Haradinaj tha se ky paralajmërim është i ngutshëm. Sipas tij, Kosova ka ndryshuar dhe të gjithë duhet ta kenë të qartë.

“Është paralajmërim i ngutshëm i tyre, i dëmshëm, kur nuk ja komunikim të mirëfilltë deri ku mund të shkojnë zhvillimet, nuk duhet të sfidohet durimi i askujt Do ta gjejmë një gjuhë të komunikimit punët i kryejmë në tavoline jo një anshëm”.

“I kemi bërë lutje Gjuriqit dhe të dinë qytetarët, kemi bërë lutje që mos të vjen atë ditë, se kalon ndalesa, nëse është menduar se duhet ta kuptojnë të gjithë se ka procedura, ose jemi shtet ligjore ose nuk jemi. Kosova ka ndryshuar, është një Kosovë tjetër, të gjithë e kemi të qartë”.

Të ngjashme