Haradinaj diskuton me Rugovën për “finalizimin e demarkacionit me Malin e Zi”

Prishtinë | 12 Kor 2019 | 10:14 | Nga Ekonomia Online

Ndonëse ishte harruar demarkacioni me Malin e Zi, kryeministri Ramush Haradinaj tash thotë se po sheh finalizimin e kësaj çështjeje.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se është takuar me profesorin Mujë Rugova, me të cilin ka diskutuar për korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit.

“Rishikimi i demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, është proces që ka marrë tashmë dakordimin e dy Qeverive, të Kosovës dhe Malit të Zi. Krahas punës së komisioneve ndërshtetërore dhe parapërgatitjeve, sot prita në takim ish Rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Mujë Rugova, me të cilin biseduam për ecurinë e këtij procesi dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë, për finalizimin e tij, respektivisht korrigjimin e sektorëve në drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Kontributi i profesorit të nderuar, Rugova është i mirëseardhur dhe në frymën e kësaj bashkëpunimi i ndërsjellë është i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme