Haradinaj: Do ta bindim botën për kufirin në Çakorr

Klinë | 11 Tet 2017 | 19:05 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi elektoral në Klinë, ka folur edhe një herë për çështjen e demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Ai është shprehur se asnjë beteje e Kosovës nuk ka qenë e lehtë, porse Kosova nuk ka dalë humbëse asnjëherë.

“Demarkacioni dhe kufiri është atje ku ka qenë. Po presim rezultatet e komisionit të ri dhe do t’iu tregojmë dhe ndërkombëtarëve që ne kemi të drejtë”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i Aleancës i bëri komentet gjatë tubimit elektoral në Klinë, ku i dha përkrahje kandidatit të AAK-së për ta drejtuar këtë komunë, Zenun Elezaj.

Haradinaj: Votojeni AAK-në në Klinë, të fillojmë me punë

Kryeministri Haradinaj, në tubimin elektoral të AAK-së në Klinë, ka thënë se ka ardhur koha që partia e tij, pas Qeverisë, ta marrë dhe drejtimin e Komunës së Klinës.

“I ka ardhë koha Klinës. Ka ardhë koha që Klina të fitojë projekte nga niveli qendror, që të jetë qytet me të arritura në të gjitha segmentet. Projektet e mëdha për Klinën më shpejt vijnë me prof. Zenun Elezaj në krye të Klinës”.

“Unë ndihem borxhi ndaj jush andaj do t’jua kthej me punë”, ka thënë Haradinaj.

Prandaj, kreu i AAK-së kërkoi që më 22 tetor të votohet Zenun Elezaj dhe kandidatët e tyre për Kuvend Komunal “në mënyrë që të mos humbet kohë, por të fillohet me punë”.

Haradinaj deklaroi se Klina i ka të gjitha mundësitë për të qenë e zhvilluar. Ai siguroi se Qeveria e drejtuar nga ai do të mbështesë programin e Elezajt.

Nga ana e tij, pretendenti për ta drejtuar Komunën e Klinës në mandatin 4-vjeçar, Zenun Elezaj, ka premtuar 1 milion euro investime në bujqësi.

“Po ashtu, do të heqin taksat për bizneset e reja që punësojnë së paku tre punëtorë të rinj, ose me aftësi të kufizuara “.

Premtime të tjera të Elezajt ishin rregullimi dhe mirëmbajtja e varrezave në komunën e Klinës. “Do ndërtojmë parqe për fëmijë në çdo lagje dhe do të bëjmë depolitizimin e arsimit”.

Në fund u prezantuan edhe 29 kandidatët për Asamblenë e Klinës.

 

Të ngjashme