Haradinaj: Do ta “detyrojmë” BE-në të na e japë liberalizimin

Gjakovë | 12 Tet 2017 | 18:47 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpejt do të gjendet e vërteta e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, e që është kusht i BE-së për procesin e liberalizimit.

Ai theksoi se me zbatimin e MSA-së, do ta detyrojnë BE-në, që të ketë lëvizje përpara për liberalizimin e vizave.

“Qeveria jonë në zbatim të MSA-së obligon vendet e BE-së e institucionet e BE-së ta vlerësojnë zbatimin e MSA-së nga Kosova që nënkupton t’i jepet liberalizimi i vizave”.

“E kemi të ndërlidhur liberalizimin e shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ne nuk kemi humbur kohë, një komision ka shkuar në shtëpi, një komision tjetër ka filluar punë. Ky komisioni tjetër do ta gjejë të vërtetën… Kjo çështje nuk do të shkojë pa afat”, tha Haradinaj.

Gjini: Gjakova do ta ketë përkrahjen e munguar qe 17 vjet

Kandidati për kryetar të ardhshëm të Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, tha se tani që e kanë kryeministrin në krye të qeverisë qendrore, Gjakova do të ketë mbështetjen e munguar prej 17 vitesh.

“Tash e dimë që do ta kemi mbështetjen që nuk e kemi pasur qe 17 vjet, sepse tash e dimë që e kemi kryetarin tonë kryeministër të Kosovës”, tha Gjini, në një tubim me banorët e Rekës së Keqe, në Duzhnje të Gjakovësku merrte pjesë dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Do të jemi bashkë me qytetarët, duke iu ofruar pronësi në këtë proces, që t’i kryejmë bashkë punët”, tha Gjini, në Duzhnje të Gjakovës.

Mes tjerash, pretendenti për të marrë drejtimin e Komunës së Gjakovës premtoi 250 mijë euro investime në kanale të ujitjes në këtë rajon; rregullimin e ndriçimit si dhe hapjen e rrugës së malit që banorët të kenë qasje në kullosa.

Lideri i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, i premtoi Rekës së Keqe se do t’i përkrahë me projekt në bujqësi e projekte infrastrukturore.

“Do ta përkrah Rekën. Ujin e pijes do ta keni gjithsesi. Duam të përkrahim rrugën që kalon përmes Rekës, sepse kjo është një magjistrale e rëndësishme”, tha kreu i Qeverisë.

Më tutje, ai premtoi përmirësim të cilësisë së arsimit e shërbimeve shëndetësore në këtë komunë. “Buxhetin do ta rrisim për çdo vit”.

“Do t’i përkrahim njerëzit e kësaj ane edhe me punësim, sepse kjo anë ka pasur njerëz të zotë”.

“Dua veçanërisht të flas për një gjë që e kam diskutuar dhe me Palin (ministrin e Infrastrukturës) me e ndërtu auto-rrugën për Gjakovë me ardhë prej Kline. Është një projekt i madh, por do vullnet politik dhe kjo do të ndodhë”, deklaroi shefi i Qeverisë.

Në tubim ishte i pranishëm edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili iu premtoi qytetarëve të Gjakovës se për çdo projekt do ta kenë mbështetjen e tij.

Fotot: © Ekonomia Online

Lexo më shumë:

Të ngjashme