Haradinaj: Do ta “shërojmë” shëndetësinë

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 10:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari për kryeministër të Kosovës i koalicionit PDK – AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj, vizitoi Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku u prit nga dekanja e këtij fakulteti, Suzana Manxhuka-Kërliu.

Haradinaj tha se biseduan për gjendjen në arsim dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.

Ai tha se janë të përkushtuar që të rregullojmë sistemin shëndetësor, në mënyrë që qytetari të merr shërbimet e nevojshme mjekësore.

“Ndoshta diçka që mund të jetë më shpejtë e realizueshme është një marrëdhënie e integruar e Fakultetit të Mjekësisë me QKUK-në sepse vet nxënia e dijes në mjekësi është e lidhur ngushtë me këtë marrëdhënie me QKUK-në. Ne do t’i përkushtohemi asaj që kemi deklarua çdo herë ‘shërimin e shëndetësisë’, pra nuk do të lejojmë që qytetari jonë me qenë i rrezikuar kur ka nevojë për shërbime shëndetësore”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme