Haradinaj: Do të prezantojmë projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AKK-së, Ramush Haradinaj tha se do të publikojnë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezantohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ditët në vijim do të publikojë programin ekonomik 2021 – 2025, në kuadër të të cilit do prezentohet projekti për Fondin e Mbijetesës Ekonomike, me vlerë mbi 1 miliardë euro, për vitin 2021”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar.

Sipas tij, ky fond do të garantojë përkrahjen për bizneset, kthimin e punëtorëve që kanë humbur vendet e punës për shkak të gjendjes pandemike, mbështetjen për familjet në krizë ekonomike e shumë benefite të tjera.

“Ne jemi ndryshimi i sigurt”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme