Haradinaj: Do t’i bashkohemi një mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nëse do të ketë ndonjë mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, AAK do t’i bashkohet.

“Qeverinë e parë Kurti nuk e kemi rrëzuar ne, ne ju kemi bashkuar një vote kundër se jemi opozitë, nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj Qeverie ne i bashkohemi. Nuk e kemi fuqinë ne me i shpallë zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tutje ka thënë se ka një listë të veprimeve të gabuara të ‘Qeverisë Kurti 2’, që sipas tij është mirë të ndërhyhet në këtë qeverisje.

“Nesër nëse ka një mocion për rrëzimin e kësaj qeverie, ne i bashkohemi”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj të rtv 21.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme