Haradinaj: Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te arkivoli i producentes Vjosa Berisha, e cila vdiq pak ditë më parë nga kanceri.

Haradinaj postoi një fotografi në rrjete sociale, duke shkruar: “Do t’i ruajmë kujtimet më të mira për ty Vjosa!”.

Veç Haradinajt, homazhe kanë kryer edhe kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryetarë të tjerë.

Të ngjashme