Haradinaj: Dole pati rol të pazëvendësueshëm për pavarësinë e Kosovës

Washington | 09 Shk 2018 | 21:13 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka takuar ish-senatorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e SHBA-ve për Kosovën, po ashtu edhe rolin e çmuar dhe të pazëvendësueshëm të Senatorit Dole në pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Populli dhe institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për ndihmën e miqve tanë amerikanë për lirinë dhe pavarësinë dhe tani për rrugën e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj në takim me ish Senatorin Dole.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi Senatorin Dole edhe për sukseset dhe vështirësitë e Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme