Haradinaj-donatorëve: Mos u zhgënjeni me ne, vazhdoni përkrahjen

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 10:19 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të moszhgënjehen me kosovarët, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve, ka kërkuar nga këtë të fundit që asnjëherë të mos e zbehin ndihmën për Kosovën.

“Ju lutem mos u zhgënjeni edhe nga një lëshim ose gabim i joni, mos u zhgënjeni edhe mos e zbehni përkrahjen ndaj Kosovës. Nuk keni krijuar parazit me ndihmën tuaj, por na keni nxitur në vetëdije në progres e në zhvillim”.

“Më lejoni që të them atë që populli i Kosovës e thotë me zemër, faleminderit donatorëve, ne e kemi marrë përkrahjen e juve bujare të taksapaguesve tuaj”.

Sipas tij, fal ndihmës  madhe nga donatorët Kosova është bërë vend më i jetueshëm.

“Falë ndihmës tuaj Kosova sot është vend më i jetueshëm, një vend që ka dal prej luftës ka edhe progres në reforma në përgjithësi, ka shoqëri civile më të zhvilluar një vend që aspiron t’i bashkohet familjes së popujve verio-atlanit”.

Kryeministri tha se nuk mund të qëndrojë gjatë në këtë forum pasi që është i thirrur nga Kuvendi në të njëjtën kohë në interpelancë për pagën minimale, raporton EO.

“Në këtë kohë është një seancë ku është ftuar kryeministri për interpelancë për pagën minimale, nuk më kanë pyetur për kohën, por jam i nderuar që jam këtu”.

Të ngjashme