Haradinaj: Drejtësia të godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau gruan 34 vjeçare

Prishtinë | 26 Kor 2020 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin e saj social “Facebook”, ka kërkuar që dorasi që vrau 34-vjeçaren në Kamenicë të goditet me çekanin më të fortë nga drejtësia.

“Drejtësia të godasë me çekanin më të fortë dorasin që vrau gruan 34 vjeçare, në lule të rinisë së saj.

“Është absolutisht e papranueshme dhuna në familje dhe mostrajtimi i saj. Rastet si i djeshmi në Kamenicë, kërkojnë këndellje shoqërore dhe institucionale”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq sot, Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit N.M i cili dyshohet se privoi nga jeta gruan e tij me shufër metalike në fashtin Berivojcë të Kamenicës.

Të ngjashme