Haradinaj: Drenica dhe Kosova po sfidohen seriozisht

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 02:17 | Nga

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar me rastin e aktgjykimin në rastin “Drenica II” të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, me të cilin ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 27 maj të vitit të kaluar.

Ai ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se dënimi i udhëheqësve të Drenicës nuk është gjë tjetër veç vazhdim i persekutimit të figurave rezistente të luftës dhe pas luftës. “Dënimi i udhëheqësve të Drenicës nuk është gjë tjetër veç vazhdim i persekutimit të figurave rezistente të luftës dhe pas luftës. Më vjen vërtetë keq që më herët u ndëshkuan Syla e Samia e nga sot edhe miku im Fadili bashkë më të vëllain e tij dhe dy tjerë që i kam njohur mirë. Drenica dhe Kosova po sfidohet seriozisht në ato që për mua janë të shenjta, por ju djem sot jeni më të mëdhenj për mua sesa gjithë ata që ju persekutuan. E di se si ndjeheni sonte por besoj qe kjo histori do përfundojë shpejtë”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Sylejman Selimit i është ulur një vit burg, në 7, nga 8 sa është dënuar. Me këtë rast, përveç gjeneral Sylejman Selimit, është konfirmuar dënimi për Isni Thaçin me 6 vjet e 6 muaj burgim, për Zeqir Demakun me 6 vjet burgim, për Jahir Demakun me 6 vjet burgim. Ndërsa sa i përket Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj, është konfirmuar dënimi me nga 3 vjet burgim. Po ashtu, sa i përket Fadil Demakut dhe Nexhat Demakut, është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme