Haradinaj: Drenica e Adem Jasharit sot u rendit për Kosovën 100 për qind

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur tubimin qendror në Drenas me një numër simpatizantësh.

“Drenica është treguesi më i mirë i drejtimit që ka marrë vendi. Bashkë në epopetë e luftës çlirimtare dhe shtetkrijimit, të bashkuar në themelimin e ushtrisë sonë, në mbrojtje të Trepçës dhe tregut tonë, sot në Drenicën e Adem Jasharit, sërish në të njëjtin rresht, për t’i shërbyer me besnikëri vendit. Drenasi i tha po qëllimit suprem Kosovës 100% shtet”, tha Haradinaj.

Para të pranishmëve fjalën e mori edhe Naim Bazaj, i cili më parë ishte pjesë e PDK-së për disa vite,tani po kërkon votën e qytetarëve të Drenasit për ta bërë kryeministër Haradinajn.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme