Haradinaj dyshon se po sabotohet Ligji për Paga

Prishtinë | 08 Dhj 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka dyshime që dikush po tenton qëllimshëm ta vonojë aplikimin e ligjit për paga.

Ky ligj që parasheh rritje të pagave për sektorin publik, të enjten u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga Avokati i Popullit, gjë që nuk po e pranon kryeministri në detyrë.

Haradinaj propozoi të dielën që ligji të amandamentohet në Kuvend, në qoftë se nevojiten ndryshime.

Shefi në detyrë i ekzekutivit bëri thirrje që sa më parë të krijohen institucionet e reja, të dala nga zgjedhjet të 6 tetorit.

Haradinaj: I habitshëm takimi i Xhelal Sveçlës me Gjuriqin

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për qytetarët e Shqipërisë të cilët u strehuan në Kosovë pas tërmetit të 26 nëntorit, raporton Ekonomia Online.

Nga aty, Haradinaj foli edhe për takimin mes deputetit të VV-së, Xhelal Sveçla dhe Marko Gjuriqit.

Tha se takimet janë normale, por për Haradinajn e habitshme janë komunikimet e VV-së me palën serbe.

“Mendoj risi është veç situata me Vetëvendosjesn e një kohë të caktune kanë pas shpjegim të caktunë tash kanë tjetër shpjegim, besoj që komentimi iu takon atyre”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Do të vazhdojmë përkrahjen për të prekurit nga tërmeti edhe pas kthimit në Shqipëri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, tha se nga Policia janë identifikuar mbi 1300 persona të zhvendosur nga Shqipëria, ku sipas tij, shumica prej tyre është vendosur nëpër familje, ndërkaq pjesa më e madhe në Prizren.

Haradinaj tutje ka premtuar ndihmë edhe pas kthimit në Shqipëri për personat e prekur nga tërmeti.

“Ashtu siç kishte vendosur etapa e vendosjes së tyre në vende të ndryshme në Kosovë, ashtu edhe po përfundon kjo etapë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, të zhvendosurit nga Shqipëria, do të kthehen dinjitetshëm, duke iu siguruar edhe transport.

“Takimi i sotëm është ftu për temen e zhvendosurve të ardhur nga Shqipëria, e para është me rëndësi me shpjegu për veprimet që I ka marrë qeveria, të identifikum nga Policia e Kosovës janë mbi 1300 persona, shumica e tyre janë shpërnda në familje e qytete të ndryshme por pjesa më e madhë është zhvendosë në Prizren.

As periudhës së parë të ardhur të zhvendosurve, tani kemi hyrë në një etapë të re, tani më kjo etapë ka të bëjë me kthimin e të zhvendosurve, ky kthim është vullnetarë, por kemi përgjegjësi që të sigurojmë një kthim të dinjitetshëm, të sigurojmë transport”, tha Haradinaj.

Haradinaj tregoi se a do ta mbështet koalicioni LDK-VV, ku tha se është mirë të fillojë punën qeveria e re.

“Nëse Kosova ka vështirësi të caktuar ne duhet me shqyrtua rolin tonë. Po ashtu nuk e kemi qëndrimin që me i hy në hatër Albin Kurtit por duhet të jemi të zot të bëjmë një kalkulim se çka është në rregull me bë për Kosovën. Unë mendoj që më mirë për Kosovën është me u nisë qeveria e re dhe ti shohim ata që kanë kritiku”, tha ai.

Ndërkaq, për Ligjin për Paga, që javën e shkuar u dërgua në Kushtetutë nga Avokati i Popullit, Haradinaj tha se po bëhen qëllimisht skenarë të tillë

“E kam një far dyshimi që këto po bëhen me qëllim këto skenarë por e kam një dilemë se është e qëllimshme sepse shume kanë prit njerëzit deri në këtë ditë, por qe të vonohet zbatimi  i ligjit është tepër e papranueshme për mua”, tha ai.

Haradinaj thotë se zgjedhjet e reja nuk janë drejtim i duhur

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka folur edhe për koalicionin e mundshëm të Vetëvendosjes me LDK-në, dhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, nëse koalicioni nuk arrihet.

Ai në një konferencë për media ka thënë se një qasje e tillë imponuese që dëgjohet tek të dyja partitë, është e çuditshme.

Haradinaj tutje shton se nuk duhet të abuzohet me situatën.

“Mendoj se nuk duhet me abuzu me situatën në vend. Një qasje e tillë imponuese ose kërcënuese që i dëgjojmë tek partnerët e koalicionit më duket e çuditshme. Kushdo që është mandatar zyrtar duhet të bëjë kujdes sepse i faturohet pazotësia për me i kriju institucionet. Nuk mendoj se është drejtimi i duhur. Nuk është rregull me bo eksperiment”, ka thënë ai.

Të ngjashme