Haradinaj e Brnabiq pranë njëri-tjetrit në Londër (Foto)

Londër | 26 Shk 2018 | 12:18 | Nga

Në Londër po mbahet Samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) në Londër.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se do të paraqes rreth 40 projekte konkrete investive për Kosovën, në vlerë rreth 600 milionë euro.

Haradinaj shihet i ulur afër homologes së tij serbe, Ana Brnabiq, në një foto të publikuar nga ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci.

Në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë nga Ballkani, që po paraqesin projektet për vendet e tyre.

Image may contain: one or more people and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme