Haradinaj: E çmoj punën e Maxhunit, dorëheqja e tij për motive personale dhe shëndetësore

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 12:20 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbledhur gazetarët për të folur për qeverisjen dyvjeçare të tij, raporton EkonomiaOnline.

Ai në sallën ku zakonisht ulën ministrat e tij, ka prezantuar para gazetarëve raportin e punës të përmbledhura në një raport.

“Kjo qeveri ka miratuar 140 projektligje 70 akte nënligjore, 29 projektligje që i dedikohen zhvillimit ekonomik, 22 marrëveshje ndërkombëtare, është miratuar buxheti për vitin 2019 në vlerë prej 2.374 miliardë euro, 6612 milionë euro më shumë se në vitin 2017 apo 32 për qind më i lartë brenda dy viteve. Është bërë rritja e BPV i projektuar për vitin 2019 është 4. 7 për qind më e larta deri më tani.

Haradinaj edhe njëherë ka komentuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit, teksa ka vlerësuar lart punën e tij në krye të AKI-së.

Tha se dorëheqja e tij ka qenë për motive personale dhe shëndetësore dhe se nuk do të ketë vakuum në AKI, pasi që është zëvendësdrejtori.

“Zotëri Maxhuni është në detyrë të AKI në prill të vitit 2018  dhe flas me kompetencë dhe puna e tij ka qenë shumë e mirë dhe ju siguroj se puna e tij është e çmueshme. Dorëheqja e tij është për motive të tij personale dhe shëndetësore dhe AKI ka zëvendësdrejtor”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë foli edhe për liberalizimin e vizave, ku përmendi se këtë vit Kosova do ta fitojë këtë të drejtë.

“Liberalizimi i vizave është në finale dhe një punë shumë e madhe e saj do të ndodh këtë muaj por liberalizimi do të ndodh në fund të dhjetorit. Unë kam merita por kam faj pse ende se kemi liberalizimin e vizave. BE është e interesuar te ec përpara kjo çështje. Sa i përket dialogut unë jam për dialog edhe sa isha në opozitë pir nuk jam për ndonjë marrëveshje të dëmshme, jam për një marrëveshje me Serbinë pa kushte, pa lëvizje të kufijve”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj foli edhe për Kurtin ku tha se politika e tij mund të ndikojë negativisht në rritje ekonomike.

“Më shqetësojnë politikat ekonomike duke qenë se Kurti është i majtë dhe kjo do të ndodh negativisht në rritje ekonomike”, ka thënë ai.

Haradinaj tha se nuk është pishman që ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

“Te dorëheqja ime e kam thënë edhe më herët e si një shtet si Kosova nëse paraqitet në një gjykatë të tillë nuk duhet të paraqitem si shef i qeverisë. Dhe dihet se unë nuk kam shkuar si kryeministër por si qytetar i thjeshtë dhe nuk guxojmë me bo këtë gabim.

Haradinaj: Nuk do të jem deputet, do të merrem vetëm me parti

Haradinaj bëri të ditur se ai nuk do të jetë deputet, pasi që vendin do t’ia lirojë dikujt tjetër. Ndërkaq përmendi disa vendime që janë marrë në kohën e tij.

“Ligji për Trepçën, ligji për paga për ushtrinë. Unë do të jem kryetar i AAK dhe nuk do të jem në Kuvend si deputet, do ja lëshoj vendin e deputetit atij që vjen pas me vota dhe kështu jashtë Kuvendit do ta jap kontributin tim”, ka thënë ai.

Ndërsa bëri të ditur se ndërtimi i autostradës së Dukagjinit do të jetë  pashmangshëm.

“Te Kosova e Re qeveria Mustafa ka dhënë përkrahje dhe LDK sa ka qenë në opozitë e kanë përkrah ndërtimin e TC Kosova e Re. Nëse ndodh që mos të ndërtohet unë nuk jap ndonjë vlerësim se a do të protestojë apo jo. Sa i përket ndërtimit të autostradës së e Dukagjinit, ajo do të ndodh do të jetë i pashmangshëm ndërtimi saj. Qeveria e ardhshme mund ta stagnojë sado pak por kjo do të ndërtohet”, tha ai.

Të ngjashme