Haradinaj: E ftoj prokurorinë që t’i hetojë faturat e fundit të energjisë

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që ta hetojë, sipas tij, fryrjen e faturave të energjisë elektrike.

Haradinaj, i është drejtuar edhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke i thënë se kriza energjetike në vend nuk zgjidhen me siç e quajti ai, punësim enorm të militantëve partiakë e as atyre që janë për dasma e kanagjegje.

“A je i vetëdijshëm se faturat e energjisë pas shtrenjtimit në shumë raste e tejkalojnë dyfishin, e ka dyshime serioze se ato janë fryrë përtej çdo tarife, kategorie apo kriteri”, ka shkruar Haradinaj.

Ai, tutje tha se sot qytetarët kanë mbetur krejtësisht vetëm, e për këtë po i ka bërë ftesë organeve të hetuesisë që krahas hetimeve për punësime, sipas tij, abuzive në KEK, të fillojë hetimet për fatuar e fundit të energjisë.

Të ngjashme