Haradinaj e Kurti përplasen ashpër në Kuvend

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 13:13 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtit kanë zhvilluar debat të ashpër në Kuvend me akuza e kundërakuza, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht Kurti tha Haradinja është i pafuqishëm ngase përfaqëson një qeveri të pakicës dhe se sipas tij, një kryeministër që ka performancë kaq të dobët nuk mund ta bashkojë Mitrovicën edhe për kundër premtimeve.

Ai ka thënë se ai është detyruar ta votojë demarkacionin vetëm për të qëndruar në postin të cilin e ka. Këto deklarime kreu i VV-së i bëri në seancën e sotme të interpelancës sa i përket çështjes së shpenzimeve të energjisë në veri të Kosovës.

“Për bindjen time të fuqishme pavarësisht premtimeve të kryeministrit aktual ato nuk do të realizohen për shkak që kryeministri Haradinaj është në një pozitë jashtëzakonisht të dobët, ka një Qeveri të pakicës me 52 deputetë ku partia e kryeministrit nuk e ka as çerekun e tyre. Një kryeministër që ka një performnacë kaq të dobët nuk mund të na e bashkojë Mitrovicën të na integrojë veriun e ta bëjë faturimin atje”.

Sipas Kurtit për të mbetur Haradinaj kryeministër duhet edhe me tutje të vazhdojë të jetë ushtrues detyre i presidentit aktual.

“Për të mbetur Haradinaj kryeministër duhet edhe me tutje të vazhdojë të jetë ushtrues detyre i presidentit aktual dhe Avni Arifi që e përmendi kryeministri nuk është dashtë të shkojë në Bruksel, çka me lyp në Bruksel ai, duhet vlerësim mbi dialogun 2011-2017, ai vlerësim të vijë në Kuvend”.

“Pse duhet të vijë platformë e re që Thaçi të udhëheq. Jo Jo njëherë një dokument zyrtar të shohim se prej vitit 2011 se çka ka ndodh me 33 marrëveshjet e nënshkruara, se ka marrëveshje të kota, zyrat e ndërlidhjeve, fusnota”.

Pas kritikave dhe deklarimeve të bëra ndaj tij duke e konsideruar të dobët, kryeministri Ramush Haradinaj në Kuvendin e Kosovës tha se Qeveria që ai udhëheq është mjaft e angazhuar në punë duke përmendur Ligjin për Prishtinën.

“Tash nuk e keni Shpend Ahmetin në Parti, se po ta kishit ndoshta më kishit njeh punën rreth Ligjit për Prishtinën. Kur kam ardhur në Qeveri, kategoritë e lirisë kanë qenë lipsana. Të gjithë i kanë pasur 50 euro. Janë goxha do punë që kjo Qeveri i ka kryer bukur mirë”.

Haradinaj i ka reaguar Kurit, edhe për shumicën në Kuvend. Kreu i ekzekutivit iu është drejtuar Kurtit që t’i ruaj deputetët e tij.

“Po për partinë, unë i kam veç 10 deputetë po i kam të konopit që 20 vjet nuk kanë lujt qata janë, edhe 9 kofshin, kam shkuar në burg kam nejt 8 vjet jam kthyer e qatu i kam gjet. Maj ata tut se është mirë mujsh me i majt, se e kupton atëherë për çfarë po flasim”.

“Vërtetë unë me Thaçin nuk kam bashkëpunua politikisht gjatë, është herë e parë që jemi në një bashkëpunim qeverisës, i kemi marrë përgjegjësitë për të cilat jemi dakordu mbesin ato përgjegjësi edhe me Thaçin edhe Veselin, unë brenda shpisë nuk bëjë lojën, jam me Veselin dhe jam me PDK-në kur janë jep dorën jam me ta, ta kam pas jep edhe ty dorën një kohë po nuk mundem”.

E në replikën e tij Kurti, i ka thënë Haradinajt se dallimi mes deputetëve të VV-së dhe AAK-së, është se në Vetëvendosjes nuk janë të gjithë deputetët familjarë.

Ai ka thënë se po të ndodhin edhe disa ndarje në Vetëvendosje ata do të mbesin më shumë se AAK.

“Kryeministri u deshtë me përmend një dallim mes deputetëve tanë se deputetët e LVV-së nuk janë familjarë dhe kushëri të mijë, ky është një dallim i madh. Edhe dy valë daljesh të VV-së prapë kemi me mbet më shumë se AAK-ja, a për mbështetjen në popull për atë as mos të flasim ajo dihet”.

“Për çështjen e dialogut ju e keni marrë stafetën prej presidentit edhe po vazhdoni në rrethin e njëjtë nuk keni pasur nevojë ta ndërrojmë qeverinë për më shumë asfalt dhe koncesione Serbisë”.

Kurti shtoi se Haradinaj postin po e mban që t’ua kryejë punët Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

“… ju keni dal prej rrugës, kemi qenë bashkë në kundërshtim të demarkacionit Meha edhe të Zejdenjcëa, mirëpo ju siç thotë populli u trashët tek ne në opozitë dhe shkut të Veseli dhe Thaçi, ky është problemi ju e keqpërdorët opozitarizmin për të shkuar në Qeveri e për tu shitur më shtrenjtë tek ata, se po mos të ishte kryeministri Haradinaj dikur në opozitë nuk do ti rritej vlera që ta marrin Veseli dhe Thaçi”.

Të ngjashme