Haradinaj e Labi fotografohen në kafeteri

Prishtinë | 08 Gus 2017 | 19:47 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj dhe deputeti i shumë përfolur ditëve të fundit nga AKR, Labinot Tahiri janë në një takim, njofton Klan Kosova.

Besohet se ky takim që po ndodh në një nga hotelet luksoze në periferi të Prishtinës ka të bëjë me qëndrimin dhe votën e deputetit të AKR-së për kryeparlamentarin, ashtu si edhe për vetë Haradinaj.

Deputeti Tahiri ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike, duke u diskutuar si emër i mundshëm nga koalicioni LAA, që do të mbështesë koalicionin PAN.

Vetë ai nuk ka qenë asnjëherë shumë i qartë lidhur me qëndrimin që do të mbajë, pasi shumë shpesh ka deklaruar se ai ka simpati për Haradinajn, por edhe duke thënë se nuk del jashtë qëndrimit të partisë, dhe kreut të saj, Behgjet Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme