Haradinaj e njofton kabinetin për vizitën në ShBA, Kosova t’i përmbushë detyrat

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 15:24 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka njoftuar kabinetin qeveritar për vizitën që ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në fillim të mbledhjes nuk ka mundur të votohet asnjë prej pikave të rendit të ditës, pasi që nuk ka pasur kuorum. Por pak disa minutash, është bërë kuorumi pasi erdhën ministrat.

Kjo i dha mundësi Haradinajt të tregojë çka bëri në ShBA. Kryeministri u shpreh se nga kjo vizitë ka marrë mbështetje që Amerika do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrugën e saj, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit tha se nga atje ka marrë mesazhe të qarta se duhet që të kryhen “detyrat e shtëpisë” për çka kanë marrë përgjegjësi institucionet.

“Ngjarja e parë ishte pritja në 10-vjetorin e pavarësisë. Me rendësi ishte që në këtë pritje ishte një nivel i lartë i institucioneve amerikane”.

“Ajo që më bëri përshtypje në këtë pritje ishte qëndrimi i qartë se Amerika vazhdon me qenë për Kosovën dhe vazhdon me përkrahë Kosovën si shteti i pavarur”.

“Gjithashtu kam pasur takim me drejtorin e CIA-s. Kemi biseduar për sfidat e sigurisë në Kosovë e rajon”, ka treguar Haradinaj.

“Gjithashtu kemi pasur një vizitë në Iowa. Në këtë vizitë dhe në bisedat që kemi pas na inkurajojnë që t’i kryejmë punët e shtëpisë si Kosovë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme