Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se e ka pranuar dorëheqjen e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Reshitaj e ka arsyetuar dorëheqjen me motive personale dhe se ai e respekton.