Haradinaj e pranon të hënën detyrën nga Mustafa

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 09:38 | Nga

Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës – për herë të dytë – të shtunën mbrëma dhe detyrën pritet ta marrë menjëherë të hënën, nesër.

Një zyrtar i kabinetit Mustafa ka bërë të ditur se pranim – dorëzimi i detyrës do të bëhet të hënën me 11 shtator, shkruan Gazeta Metro.

Haradinaj u zgjodh kryeministër me 61 vota për dhe një abstenim, gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Para gazetarëve, Haradinaj tha se do të flasë për prioritetet e tij në ditën që merr mandatin si Kryeministër.

Të ngjashme