Haradinaj e pyet Kurtin se a ka ndërmend të kthehet, demanton se taksa prej 5 euro filloi kur ai ishte në pushtet

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se kur e ka ndërmend të kthehet në Kosovë nga vizita e tij zyrtare në Greqi.

Tutje, ai ka demantuar deklaratat e zëvendësministri të Infrastrukturës se Ligjin për pagesa shtesë për regjistrimin e veturave, duke thënë se nuk është nga koha kur ai ka qenë në pushtet.

Statusi i plotë:

Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet.

Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim.

Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!

Të ngjashme