Haradinaj e pyet Kurtin: Si do ta ktheni normalitetin në veri ti dhe demagogët e tu?

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 13:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin aktual Albin Kurti, lidhur me situatën në veri.

Haradinaj në interpelancën e thirrur nga partia e tij, i bëri disa pyetje Kurtit lidhur me gjendjen në veri, raporton Ekonomia Online.

“Pse kryeministër e ke refuzuar kërkesën amerikane për pezullim deri në marrëveshje?”.

“A është kjo arsyeja se kur ke shkuar në Bruksel, nuk ke folur më për marrëveshjen finale ashtu siç the ti por ke folur për tabela. Mos ta kishe refuzuar këtë kërkesë, a e di ti a kishte guxuar që Vuçiqi të i urdhërojë serbët që t’i lëshojnë institucionet? Apo kishe folur për marrëveshjen finale?”.

“Tani po të pyes, si do ta kthesh normalitetin në veri? Ti dhe demagogët e tu e këta këtu, apo do të shkosh dhe do ta negociosh me Serbinë normalitetin në veri?”.

Të ngjashme