Haradinaj e quan Kurtin mashtrues: Në qeverisjen time u bënë ushtria dhe taksa 100%

Prishtinë | 25 Shk 2022 | 13:39 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit të vendit Albin Kurti, raporton Ekonomia Online

Në seancën që po diskutohet rreth dialogut Kosovë-Serbi, Haradinaj e ka quajtur Kurtin mashtrues.

“Bravo i koftë qysh mundi ndër sy me mashtru. Ky njeri që foli para meje është mashtrues”, tha ai.

“Nëse nuk të njeh Serbia të patën mund ta marrim partneritetin për paqe. Pse po i ikë temës. E ke lënë Kosovën pa dy projekte me energji. Ti je mashtruesi në këtë vend. Gjatë vitit tim u bë ushtria dhe taksa 100 për qind”

Të ngjashme