Haradinaj e quan turp deklaratën e Hazirit se ushtria e Kosovës është më pak se ushtri

Prishtinë | 07 Dhj 2018 | 10:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se janë turpëruese deklaratat e nënkryetarit të LDK-së,  Lutfi Haziri kur thotë se ushtria e Kosovës është më pak se ushtri.

“I kam dëgju disa politikan, ndër ta Lutfi Hazirin, se ushtria është më pak se ushtri. Është trup kur një njeri i vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet, vendit të vet e ofendon ushtrinë e vet. Ushtria e Kosovës nuk ka asgjë më pak se ushtritë e tjera të botës”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Ai ka folur edhe rreth deklartave të NATO-së dhe SHBA-së për ushtrinë.

“Mendimi i njërit nga anëtarët e NATO-s, nuk është vendim i NATO-s, neve nuk na pengon puna e NATO-s, pra nëse kjo është një kërkesë dhe nuk aprovohet nga tjerët nuk ndryshon asgjë. Qëndrimi i SHBA-së është për me shumë stabilitet në rajon dhe kjo ka qenë në vazhdimësi, këtë e ka shpreh edhe ambasadori Kosnnet dhe  është në linjë me deklaratat e departamentit të shtetit në Beograd që kanë thënë që ju s’keni veto për ushtri, dhe s’ka asnjë dilemë që ushtria votohet me 14 dhjetor”, ka thënë Haradinaj.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë vizitës në termocentralin A dhe B në Obiliq.

Të ngjashme