Haradinaj i kërkon “mirëkuptim” SBAShK-ut që të kompensohen orët e humbura

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 13:52 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas më shumë se dy orë e gjysmë ka mbërritur në Kuvend, ku po debatohet për mundësin e kompensimit të orëve të humbura, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit tha se nuk duhet të jepen deklarata të vrazhda, por duhet të ftohet me respekt sindikata e arsimit që të pranojë kompensimin e orëve.

“Nuk është çudi që ndodhë ku diskutim pa marrë parasysh që në e dimë që ministri është Nismës. Sindikata ka mirëkuptim t’i kompensojmë orët e humbura pasi është në interesin e mësimdhënësve e edukatorëve”.

“Ministria në nivelin nacional nuk i emëron drejtorët e shkollave kjo është kompetencë e nivelit komunal”.

“Nuk është arsye ta jepni një vlerësim tuajin pasi ka të bëjë më fëmijët. Ne duhet të ndalemi dhe t’i kërkojmë sindikatës me respekt t’i kompensojnë orët e humbura”.

Të ngjashme