Haradinaj: Edhe pse gjendja ekonomike s’është e mirë, Kosova nuk do të jetë burim i emigracionit

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 10:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbldhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova e ka përkrahjen e zv.presidentit të Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

“Kemi pasur një bisedë shumë përmbajtësore  me zv.presidentin e Parlamentit Evropian. Ai është një përkrahës i Kosovës, por ai i ka kërkuar Kosovës që të kryej punë. Së shpejti në qershor do ta marrim konfirmimin e përmbushjes së kritereve, por ne nuk duhet të ndalemi”.

Haradinaj tregoi se u ka kërkuar ministrave që të jenë më të përkushtuar në punën e tyre, e sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit, raporton Ekonomia Online.

“Secila ministri e ka resorin e vet, dhe që të gjitha mund ta ndihmojnë integrimin në Evropë. Unë u kërkoj atyre që t’i rrisin këto argumente”.

“Edhe pse gjendja ekonomike nuk është e mirë në vend, Kosova nuk do të jetë burim i emigracionit për BE. Nuk ka m’u rritë krimi prej qytetarëve tanë në ato vende, pasi të liberalizohen vizat. Ne po mundohemi t’i sigurojmë vendet pikërisht për këtë. E vetmja mënyrë me ndërru Kosoven është t’i marrim punët seriozisht”.

Ndërkaq për Ligjin për sigurime shëndetsore të policisë së Kosovës, kryeministri tha se ky ligj do të rikthehet, raporton EO.

“Ka pasur një pauzë për mosfuqizim të këtij ligji. Duhet të rikthehet prapë ky ligj për të parë se si do të veprojmë”.

 

Të ngjashme