Haradinaj: Emërimi i Endrit Shalës si ministër i Tregtisë është përgjegjësi e Nismës

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 15:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhur me emërimin e Endrit Shalës si ministër të Tregtisë dhe Industrisë, kryeministri Ramush Haradinaj tha se partitë politike janë ato që mbajnë përgjegjësi për ministrat të cilët kanë aktakuza.

Haradinaj tha se emërimet e ministrave janë politike, duke shtuar se e respekton vendimin e Nismës për emërimin e Shalës si ministër të Tregtisë, raporton Ekonomia Online.

“Ministrat janë emërime politike. Rasti i Abelardit mendoj që është një ministër kompetent dhe e ka kry punën si duhet. Shpresoj që partia e tij të mos ia hjek besimin. Emërimi i Endrit Shalës nuk është emërimi im, është i Nismës dhe ata i marrin përgjegjësitë dhe unë i respektoj. Kjo është  për koalicion. Mirë është me pasë në qeveri persona pa aktakuzë”.

Të ngjashme