Haradinaj: Është e nevojshme që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut

Prishtinë | 16 Tet 2021 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që mos t’i vazhdohet mandati UNMIK-ut në Kosovë.

Haradinaj përmes një cicërime në Twitter tha se vazhdimi i funksionit të UNMIK-ut në Kosovë krijon vetëm konguzion, andaj përfundimi i mandatit të tij do të sigurojë qartësi institucionale.

“Vazhdimi i funksionit të UNMIK -ut në Kosovë vetëm krijon konfuzion. Përfundimi i mandatit të UNMIK -ut është i nevojshëm dhe do të sigurojë qartësi institucionale”, shkroi Haradinaj.

Ndryshe, dje Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tha se Kosova është vend i lirë, sovran dhe i pavarur, gjë që sipas saj, dëshmon se se jo vetëm që UNMIK –u e ka tejkaluar mandatin e tij, por është gjithashtu në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

“Republika e Kosovës sot është vend i lirë, sovran, i pavarur dhe gjithnjë e më i begatë. Kjo duhet të shërbejë si dëshmi e mjaftueshme për ta bërë të qartë për të gjithë se jo vetëm që UNMIK –u e ka tejkaluar mandatin e tij, por është gjithashtu në kundërshtim me interpretimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

UNMIK-u u krijua 22 vjet më parë, në rrethana krejtësisht të ndryshme nga këto të sotmet. Pas ndërhyrjes së NATO -s për të ndaluar krimet serbe të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popullit të Kosovës, ky Këshill autorizoi krijimin e një pranie civile ndërkombëtare, për të siguruar një administratë të përkohshme – e përsëris: TË PËRKOHSHME”, tha dje Osmani.

Të ngjashme