Haradinaj: Është shansi që Kosova e Maqedonia të vendosin bashkëpunim për fqinjësi të mirë

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 13:38 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmila Shekerinska.

Në fillim të takimit mediat janë lejuar që të marrin pamje. Paradite Radmila Shekerinska ka vizituar FSK-së.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra për Informim e kryeministrisë Haradinaj tha se thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha me rëndësi për të dyja vendet, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës, menaxhimi i përbashkët i kufijve dhe tema të tjera në interes reciprok, ishin pjesë diskutimi në këtë takim.

“Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, tha se duhet tëfuqizohen raportet me fqinjët në baza të komunikimit të përditshëm për punët që i preokupojnë të dyja vendet.

Nga aty ajo ka garantuar se Maqedonia është e gatshme të ndihmojë Kosovën në aspektin akademik ushtarak, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme