Haradinaj: Evropa përfiton dy milionë konsumatorë, ne nuk eksportojmë më refugjatë

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të bëhet sa më shpejtë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ai në tryezën e organizuar nga Instituti EPIK për trevjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, tha se Evropa me hapjen e dyerve për kosovarët do të përfitonte mbi dy milionë turistë. Ai shtoi se Kosova nuk eksporton refugjatë më.

Sa i përket zbatimit të MSA-së, kreu i ezkuekivit tha se Kosova e zbaton këtë marrëveshje ani pse përballet me vëshirësi të lidhura me dialogun.

“Ne kemi të përpjesëtuar zbatimin e MSA-së të ndarë, si ERA 1 dhe ERA 2. Janë disa vështirësi kohët e fundit të lidhura me dialogun dhe pjesët tjera që kanë ndodhë. Por Kosova nuk e ka heqë zbatimin me MSA. Marrim sugjerime, ministrja jonë dhurata hoxha dhe kolegë tjerë janë partnerë të përditshëm”.

“Një plagë e mbetur në marrëdhëniet Kosovë-BE është pamundësia e qytetarëve për me lëvizë lirshëm. Më vjen mirë që Parlamenti Evropian i ka dhenë përkrahje me shumicë. Shpresoj që edhe ministrat do ti japin përkrahje. Kjo do ishte ndihmesë e ndërsjellë. Evropa kish fituar 2 milionë konsumatorë jo vetëm të turizmit por edhe shkollimit, artit, biznesit etj. E dimë që Kosova nuk eksporton më as refugjatë e as krim”.

“Kur dëgjojmë lajme të këqija në Kosovë është lajm i morë sepse mediet janë të lira dhe sistemi ligjor është i hapur. Këto janë dëshmi se Kosova është duke u përballë dhe nuk është duke e fshehë ndonjë defekt”, tha Haradinaj.

Ndërsa, Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, tha se Kosova në këtë proces duhet të jetë transparente dhe llogaridhënëse.

“Nëse zbatohet MSA këto marrëveshje nuk kanë synim që ta bëjnë shtet anëtar, këto vlejnë për të përmirësuar jetën në Kosovë. MSA ka bërë një shoqëri më transparente. Më vendimtare është zotimi i Kosovës, vet Kosova duhet të jetë llogaridhënëse dhe të ketë dëshirën që të bëhet pjesë e BE-së. Nëse nuk do të ekzistonin këto zotime nuk do të ishim këtu”, u shpreh ajo, raporton Ekonomia Online.

Demush Shasha nga Instituti EPIK, prezantoi studimin e këtij instituti mbi MSA-në.

Sipas studimit, Shasha tha se MSA-ja ofron detyrime poaashtu parasheh edhe asistencë financiare për të përkrahur Kosovës në këtë drejtim.

“Marrëveshja parasheh në 598 faqet e saj dy lloj detyrimesh. Kategoria e parë janë detyrimet specifike që kanë afat specifik të përmbushjes. Kategoria e dytë e detyrimeve janë gjenerike apo parimore. Në nenin 1 flitet për fuqizim të demokracisë. Në studimin tonë e kemi trajtuar kategorinë e parë, MSA në një anë ofron detyrime e në anën tjetër parasheh asistencë financiare për të përkrahur Kosovën në këtë drejtim”, u shpreh Shasha.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Instituti EPIK organizon tryezë diskutimi në trevjetorin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefja e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova

Posted by EkonomiaOnline on Monday, April 1, 2019

Të ngjashme