Haradinaj: Falë dëshmorëve, luftëtarëve të UÇK-së e intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke thënë se Kosova është e lirë falë gjakut të ushtarëve dhe ndërhyrjes së NATO-s.

“E shenjtë është dita e lirisë së Kosovës. Falë gjakut të Dëshmorëve, vendosmërisë e trimërisë së luftëtarëve të UÇK-së, intervenimit të NATO-s, sot jemi pjesë e botës së lirë!” shkroi Haradianj në Facebook.

I pari i AAK-së shtoi se amaneti i të rënëve për liri na obligon të ruajmë dhe zhvillojmë Kosovën.

“Amaneti i atyre që ranë për lirinë që e gëzojmë sot, na obligon ta ruajmë të plotë e ta zhvillojmë Kosovën! Kosovë, urime Dita e Çlirimit!” shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme