Haradinaj falënderon gjeneralin Boyd për kontributin e tij, i dhuron hartën e Kosovës

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 16:38 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në pritjen lamtumirëse të shefit të shtabit të KFOR-it, John C. Boyd, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e prezantoi atë si mik të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se para njëzet vjetësh, djem e vajza shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe gjenocidi dhe askush më mirë se gjeneral Boyd nuk e kupton luftën tonë.

“Boyd si mik i Kosovës është shembull si t’i shërbehet vendit duke mbrojtur nderin. Para njëzet vitesh djem e vajza shpëtuan popullin tonë nga tragjedia dhe gjenocidi dhe askush më mirë se gjeneral Boyd nuk e kupton luftën tonë. Sot gra e burra që shërbejnë në Forcën tonë duhet të marrin shembull gjeneralin Boyd”, ka thënë ai.  

Shefi i shtabit të KFOR-it, John C. Boyd, tha se janë përpjekur që të sigurojnë mjedis të qetë dhe të sigurt duke synuar edhe arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

“Gjatë 11 muajve këtu kam punuar me zell për një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe janë përpjekjet e ekipeve tona për këtë dhe ne vazhdojmë t’ia sigurojmë këtë mjedis Kosovës, duke arritur edhe një marrëveshje me Serbinë. Ne jemi këtu t’iu shërbejmë juve”, ka thënë Body, raporton EO.

Haradinaj i dhuroi gjeneralit Boyd hartën e artë të Kosovës në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për shtetin e Kosovës.

Të ngjashme