Haradinaj: Familjet atdhetare mbajtën gjallë shpresën e popullit

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Haxhi Ferizaj veteran i arsimit së bashku me djemtë, Agronin të rënë me 1984 dhe Skënderin të rënë me 1999, u përjetësuan në bronz, në vendlindjen e tyre në Kodrali.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e bëri përurimin e pllakës së bronzët.

Me këtë rast Haradinaj ka dhuruar medalje për Nënën e dëshmorëve Ryvë Ferizaj.

‘Në nderim të kontributit të tyre atdhetar, sot iu kam dhuruar medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Nanës Ryvë, nënë e dy dëshmorëve’, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Haxhiu dhe Ryva i dhanë Kosovës të dy bijtë e tyre. Haxhi Ferizaj, veteran i arsimit, së bashku me djemtë, Agronin të rënë me 1984 dhe Skënderin të rënë me 1999, u përjetësuan në bronz, në vendlindjen e tyre në Kodrali. Familjet atdhetare ishin ato që mbajtën gjallë Atdheun dhe shpresat e popullit shqiptar për liri me breza të tërë. Në nderim të kontributit të tyre atdhetar, sot iu kam dhuruar medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Nanës Ryvë, nënë e dy dëshmorëve dhe Ilirit, i biri i dëshmorit Skënder Ferizaj, kryefamiljar që jeton me dhembjen, krenarinë dhe trashëgiminë e babait dhe gjyshit të tij. Përderisa Atdheu ka familje të tilla, liria është e sigurt. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!Respekt i përjetshëm për familjen Ferizaj! 

Të ngjashme