Haradinaj: Ferizaj po bëhet pjesë dhe aksionar në shtetin zhvillimor

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vizioni i qartë politik i Aleancës dhe koncepti 100% shtet është e vetmja ofertë, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, si garancë e dinjitetit qytetar.

Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se ka mirëpritur sot, profesorët dhe asambleistët Amir Rexhepi e Makfire Musa, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajit Zekir Bytyqi, ekonomistët Fisnik Musa, Denis Rashiti e Milaim Kastrati, ndërmarrësin Ilir Avdyli, infermieren Blerona Hamiti, juristen Edona Beqiri dhe aktivistët Betim Marevci e Granit Rexhepi.

“Vizioni i qartë politik i Aleancës dhe koncepti 100% shtet është e vetmja ofertë, që e ka në fokus shtetin e fortë, të sigurt dhe ekonomikisht të zhvilluar, si garancë e dinjitetit qytetar. I nderuar t’i mirëpres sot në shtëpinë tonë politike, profesorët dhe asambleistët Amir Rexhepi e Makfire Musa, drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajit Zekir Bytyqi, ekonomistët Fisnik Musa, Denis Rashiti e Milaim Kastrati, ndërmarrësin Ilir Avdyli, infermieren Blerona Hamiti, juristen Edona Beqiri dhe aktivistët Betim Marevci e Granit Rexhepi. Ferizaj po bëhet pjesë dhe aksionar në shtetin zhvillimor, përmes opsionit fitues së zgjedhjeve të gjashtë tetorit”, ka shkruar Haradinaj.

Image may contain: 5 people, living room and indoor

Të ngjashme