Haradinaj feston me zjarrfikësit, u premton se me ligj do të rregullohet statusi i tyre

Prishtinë | 31 Dhj 2019 | 20:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në vazhdën e vizitave për nder të Festës së Vitit të Ri, ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu ai është zotuar se me ligj do të rregullohet statusi i zjarrfikësve.

“…ende nuk është zgjidhur si duhet statusin e zjarrfikësve në vend. Ka paqartësi të kompetencave ndërmjet komunave dhe nivelit nacional, ose mënyra e organizimit”.

“Në të ardhmen do të rregullohet qëndrueshëm me ligj statusi dhe të aprovohet shkalla e rrezikshmërisë dhe të kujdesemi edhe për mungesat dhe orët e paplotësuara”, tha Haradinaj.

Fillimisht ai ka vizituar pikën kufitare në Merdare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Kosovës.

Të ngjashme