Haradinaj: Finlanda do ta mbështes Kosovën në rrugën e integrimit evropian

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjatë ditë së sotme është takuar me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval.

“Situata aktuale në vend dhe rimëkëmbja ekonomike ishin temat kryesore të diskutimit”.

“Në rrugën euroatlantike të Republikës së Kosovës, përkrahja e Finlandës ka qenë substanciale dhe e qëndrueshme”.

“Ambasadorja Stjernval, shprehu gatishmërinë e saj dhe shtetit që përfaqëson, për përkrahjen e Kosovës, në agjendat e integrimit dhe rimëkëmbjen ekonomike”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme