Haradinaj flet për “arkivat e UÇK-së”: Deklarata e Bislimit buron nga ajo e Kurtit në Bruksel

Prishtinë | 11 Sht 2021 | 07:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me “arkivat e UÇK-së”.

Sipas Haradinajt, kjo deklaratë e Bislimit buron nga deklarata e kryeministrit Kurti në Bruksel.

“Kjo deklaratë buron, ose nisjen e ka nga deklarata e Kryeministrit Kurti në Bruksel, që kërkojke përballjen ose ballafaqimin dhe marrjen me krimet e luftës dhe kriminelët të luftës, të vendeve të Ballkanit, ku e vendoske në vend të barabartë Kosovës me Serbinë. Pra, ia dha Serbisë një sukses të pritur 22 vjet. Serbia lufton me qenë në pozitë të barabatë të deklaratave sa i përket krimeve të luftës ose asaj që ka ndodhur në luftë, e mos me pas diferencë me Kosovën si viktimë, e Serbia si kryese e krimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

Madje, Haradinaj ka thënë se kjo ka qenë edhe arsyeja pse e kishte pyetur Kurtin në Kuvend “a je i Serbisë, a je i zanun peng”.

Haradinaj flet për “arkivat e UÇK’së”: Deklarata e Bislimit buron nga ajo e Kurtit në Bruksel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me “arkivat e UÇK’së”, raporton Express.

Sipas Haradinajt, kjo deklaratë e Bislimit buron nga deklarata e kryeministrit Kurti në Bruksel.

Lexo Edhe:

“Ta kisha ditë kisha marrë fërtere me veti”, Përparim Rama ironizon me sul…Hollimi për dembelët! Bëni atë në mëngjes me stomak bosh!

“Kjo deklaratë buron, ose nisjen e ka nga deklarata e Kryeministrit Kurti në Bruksel, që kërkojke përballjen ose ballafaqimin dhe marrjen me krimet e luftës dhe kriminelët të luftës, të vendeve të Ballkanit, ku e vendoske në vend të barabartë Kosovës me Serbinë. Pra, ia dha Serbisë një sukses të pritur 22 vjet. Serbia lufton me qenë në pozitë të barabatë të deklaratave sa i përket krimeve të luftës ose asaj që ka ndodhur në luftë, e mos me pas diferencë me Kosovën si viktimë, e Serbia si kryese e krimeve”, ka deklaruar Haradinaj.

Madje, Haradinaj ka thënë se kjo ka qenë edhe arsyeja pse e kishte pyetur Kurtin në Kuvend “a je i Serbisë, a je i zanun peng”.

“Për këtë e kam pyetur në Parlament Kryeministrin Kurti “a je i Serbisë, a je i zanun peng”, se unë e kam ditur cka nënkupton ajo deklaratë, nuk bëhet me koincindencë, i kam ditur pasojat e saj, ja këto janë pasojat e para”, ka deklaruar Haradinaj.

Ndryshe, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka thënë se pala serbe është dakorduar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UCK’në.

“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, ka deklaruar dje Bislimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme