Haradinaj flet për ftesat e Speciales ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 15:26 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Normale dhe jo ndonjë kiamet i madh, i ka quajtur kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, tha se qytetarët e Kosovës nuk kanë përse të shqetësohen lidhur me këto ftesa.

“E njoh zotëri Dobruna e kom njoft është një i burgosur për liri, nuk jam pajtuar  me do qëndrime të tij që i ka thënë në publik. Ftesë për të nuk është ndonjë kiamet. Qytetarët e Kosovës nuk kanë pse me u shqetësuar. Nuk e shoh ndonjë kiamet të madh, i kisha lut të gjithë që ta marrin si të tillë. Këta qe shkojnë luten mos me gjet punë atje”, tha Haradinaj, raporton EO.

Sami Lushtaku, Rrustem Mustafa-Remi, Sokol Dobruna edhe Nazif Mehmeti janë katër nga emrat të cilët janë ftuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Gjykata Speciale, është funksionalizuar plotësisht që nga 5 korriku i vitit 2017, kur ishte miratuar dokumenti për zhvillimin e procedurës penale, Rregullorja e Procedurave dhe Provave.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar punojnë për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe veprave tjera penale, në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, raporton EO.

Të ngjashme