Haradinaj flet për protestat e VV-së: Vetëm regjimet thërrasin qytetarët për ta mbajtur pushtetin

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 21:16 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk mund t’ia imponojë vendit zgjidhjet politike përmes protestave.

Ai ka thënë se protestat e paralajmëruara për nesër janë të palogjikshme.

“Është regjim i pastër. Ku ka një qeveri demokratike që e thërret qytetarin në rrugë për ta mbajtur atë në pushtet. Nuk ka ndodhur diku tjetër pos te regjimet që kanë ftuar qytetarët për ta mbajtur regjimin. Vetëm regjimet thërrasin qytetarët në rrugë”, ka thënë Haradinaj.

“Protesta e organizuar nga partia në pushtet kundër Kushtetueses është absurde. Pushteti proteston! Është absurdi më i madh që po ndodh. Shihet se ka mungesë të çdo integriteti. Duke qenë në institucione, tani dalim në rrugë. Qeveria është e shkarkuar, por deri në një vendim tjetër Kurti është në detyrë. Vetëvendosje po e shpjegon situatën siç i konvenon dhe po bën eksperimente edhe me veten”, është shprehur Haradinajnë emisionin Rubikon të Klan Kosovës.

Të ngjashme