Haradinaj: Franca s’e bllokon liberalizimin, s’lejojmë “inskenime” në veri

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 16:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media, ka folur rreth vizitës së tij në Francë.

Ai tha se pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të këtij shteti, ka marr konfirmimin se ky shtet nuk do të bllokojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Qëllimi ka qenë liberalizimi i vizave mundem me thënë që është arrit një progres i madh gjatë takimit qëndrimi i ministrit është që Franca nuk e bllokon këtë temë në hapat e mëtejmë për të marr një qëndrim. Po e kem fillua edhe një proces si shkëmbimi i informatave të ndërsjellë. Franca nuk e bllokon ecjen përpara në agjendë por edhe liberalizimin për Kosovën. Unë jam optimist që kjo e drejtë e Kosovës po realizohet edhe pse e kam ëndërr jetësore që kjo ditë të vijë’, tha ai.

Haradinaj komentoi edhe gjendjen në veri. E quajti skenar primitiv të Serbisë, për të cilin tha se nuk do të ketë sukses.

 “Gjendja në veri është skenar primitiv e pabesueshme se në Serbi ka ende këso logjike, Vuciq ideator dhe zbatues i këtij skenari ai donë me suspendua këtë me destabilizim të veriut me krizë humanitare me bë një pushtim humanitar në veri. Skenar tepër primitiv sot e kam kut të mos të zbatoj këtë skenar se krejt bota po e sheh dhe po e dimë se është shkaktar i destabilizimit, Kosova do ta zbatojë rendin dhe ligjin”, shtoi ai.

Haradinaj tha se i vije mirë që ka ndaluar të gjithë ata që deshën të bëjnë pazare me territorin e Kosovës.

“Nuk kam marr rol në dialog dhe nuk jam i mërzitur për këtë sepse ka qenë proces i devijuar me Mogherinin dhe jam i gëzuar që tani e kanë marr me seriozitet këtë disa adresa tjera, jam i kënaqur që ua kemi treguar vendin atyre që kanë dashur të bëjnë tregti me territorin e Kosovës si nga jashtë ashtu edhe brenda”

“Ju siguroj se jemi në nivel të punës nuk do të na befasoj asnjë veprim, ne kemi mbërri me kohë me ua tregu bashkësisë ndërkombëtare këtë skenar, nuk mundet me u nda Kosova dhe nuk duhesh ta mohosh ekzistencën e Kosovës”

Haradinaj tha se do të sigurohet që t’i informojë qytetarët e veriut që Kosova do t’u dal në ndihmë në aspektin humanitar.

Haradinaj tha se ka një parti të fortë dhe se nuk e ka problem në rast se rrëzohet qeveria aktuale.

“Me mandat duhet mbrojtur interesat e Kosovës, nuk e konsideroj mandat timin mbrojtjen e qeverisë kur i kanë votat shkojmë në zgjedhje”, tha ai.

Haradinaj edhe një herë tha se i vetmi qëllim i vazhdimit të dialogut është finalja me njohjen e shteteve më kufijtë ekzistues dhe kushdo që ka këshilla për ecjen përpara të vendit janë të mirëseardhura, përkundër kësaj tjerat këshilla sipas tij mund të i mbajnë për vete.

Të ngjashme