Haradinaj fton deputetët ta votojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 12:05 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, lidhur me aprovimin e vendimit të qeverisë per Projektligjin e FSK-së, tha se ky veprim nuk ka qenë në befasi për asnjë faktor ndërkombëtar dhe vendor, pasi që, sipas tij, të gjithë kanë qenë të paralajmëruar.

“Është veprim i lirë, procesi vazhdon dhe disa vendime janë tonat që Kosova i ka në kuadër të kompetencave tona”, tha ai.

Haradinaj tha se ky vendim është në kompetenca të vendit, pasi që Kosova është vend sovran dhe ky vendim ka qenë në dinamikë kohore dhe ligji është aprovuar, raporton Ekonomia Online.

“Ajo që mund t’ju siguroj është se Qeveria e ka votu forcën e vet mbrojtëse, ushtrinë dhe kjo tanimë ka ndodhë”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se tani ky vendim pritet të marrë edhe nënshkrim në parlament, pastaj te presidenti dhe, sipas tij, kishte ardhur koha të vendosej për këtë vendim.

“Vendimi është i Kosovës, është në kompetencën e qeverisë së vendit, konsulta ka ende dhe është kompentencë e drejtë dhe kushtetuta e ka paraparë dhe ka vendosë. Ne jemi të gatshëm që jo vetëm të absorvojmë siguri, por edhe të ofrojmë sigurinë. Një Kosovë që është vetëm shqetësim për të tjerët nuk mjafton”, shtoi ai.

“Ne i kemi dhënë 20 vite kohë për me ardhë te kjo ditë dhe sot ka ndodhë, parlamenti e ka edhe deputëtet, është kushtetuese dhe nuk i mungon diçka, të tëra i ka Kosova sot”, tha ai.

Haradinaj u shpreh se presidenti ka qenë në dijeni, por ka mund t’i ikë ndonjë gjë, raporton EO.

“Nuk ka faktor ndërkombëtar sot që është në befasi në lidhje me këtë vendim”, shtoi në fund Haradinaj.

Ai tha se nuk është në rregull nëse kthehet vendimi nga ana e kuvendit, sepse, sipas tij, kjo nuk është e drejtë.

Ai i ftoi të gjithë deputetët e parlamentit të Kosovës që ta votojnë këtë vendim.

“Ne nuk i bëjmë këto veprime pa kalkulime, Kosova nuk mund të vazhdojë pa i ndërmarrë përgjegjësitë e veta dhe sot e mori qeveria e vendit, deputetët mund ta japin mendimin e tyre dhe i ftoj të gjithë që ta votojnë”, tha ai.

Të ngjashme