Haradinaj fton LDK-në dhe VV-në: Nuk duhet të dobësohet kombëtarja

Prishtinë | 11 Jan 2019 | 13:20 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar qëndrimet e Serbisë karshi Kosovës, sa i përket taksës për mallrat serbe, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj thotë se edhe po të kthehen në qëndrimet të Bashkimit Evropian, nuk ka se çfarë të iu bëjë.

Në një konferencë për media, kreu i ekzekutivit, pohoi se taksa nuk hiqet pa njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Nuk kam ndonjë koment për qëndrimet e Serbisë edhe nëse kthehen në qëndrime të BE-së prapë nuk kam çka me bë. Kurrë një certifikatë Kosova nuk e ka marr për trupat e pajetë që janë gjetur në Serbi. Kosovës ju ka bë një gjykatë, nëse kështu është qëndrimi i tyre, edhe qëndrimi im është i qartë, pa qenë njohja në tavolinë s’ka heqje të taksës”, tha Haradinaj.

Ai bëri thirrje Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të bashkohen në procesin dialogues të Kosovës.

Sipas tij, në ligën kombëtarë nuk duhet të dobësohet kombëtarja.

Kosova është ulë në tavolinë pa asnjë kusht çdoherë por nuk ka dhënë rezultat. Misioni im është fuqizimi i Kosovës në pozicionin negociues. Unë e ftoj edhe LDK-në edhe VV-në që të bashkohen. Janë dy liga që po zhvillohen, është ajo e brendshmja dhe ajo e jashtmja dhe ligën kombëtarë nuk duhet me dobësu kombëtarja”, tha  Haradinaj.

I pyetur lidhur me pagat në Shërbimin Civil të Aviacionit, ai tha se ligji i ri do të trajtoj me respekt secilën kategori.

“Aviacioni civil është një sektor mjaft i rëndësishëm dhe i ndishëm. Sa është paga nuk e di sepse ligji do ta rregulloj, por e di që ligji i ri do të trajtoj me shumë respekt mjekët. Unë nuk e di i kujt është këshilltar Eset Berisha as nuk e njoh, mirëpo është propozuar dhe ne e kemi votuar”, u shpreh Haradinaj.

Lidhur me heqjen e lojërave të fatit ai tha se qëllimi i tij është që të zvogëlohen këto biznese. Ai shpjegoj për koncept – dokumentin, sipas tij, nuk është iniciuar

“Ka ardhë një koncept dokument, unë nuk e kam iniciuar ardhjen e këtij koncepti. Unë nuk jam për një situatë kategorike që këto me qenë çdo kund me pengu shkollën e jetën. Qëllimi nuk është me i rrit këto, ne kemi interes me i largu këto biznese, jashtë fëmijëve e jashtë personave të zakonshëm. Ato janë vende për njerëz të pasur”, tha Haradinaj.

As të premten, Haradinaj nuk ka komentuar për mosdrektetimin e Gent Cakajt, si ministër në Shqipëri.

Ai tha se nuk ka të drejt ti komentoj qëndrimet e presidentit të Shqipërisë.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt në drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Friday, January 11, 2019

Të ngjashme