Haradinaj: Gjykata Kushtetuese i ka shërbyer vendit në zbatimin e një shteti të së drejtës

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 18:42 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ka marrë pjesë ne shënimin 10-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Haradinaj është shprehur se ky institucion ky që i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e një shteti të së drejtës.

Postimi i plotë:

Sot, në shënimin e 10 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, institucion ky që i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e një shteti të së drejtës. Është kënaqësi të shohësh se si institucionet e Kosovës kanë avancuar në zhvillim, në mbrojtje të popullit dhe respektim të vullnetit të tyre. Kosova ka dëshmuar progres dhe po e rritë në vazhdimësi besimin tek qytetarët, se të drejtat dhe liritë e tyre janë të garantuara. RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme