Haradinaj: Gruaja do të ketë kujdes të veçantë në qeverisjen e ardhshme

Prishtinë | 04 Tet 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka takuar shumë gra sot në Deçan të cilat sipas tij i besojnë konceptit të AAK-së për Kosovën 100% shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se ka krijuar strategji që ka paraparë fuqizimin e gruas dhe parasheh barazinë gjinore që i garantojnë gruas në nivel nacional të drejtat e saja.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Mëngjeset i filloj çdoherë duke e pirë kafën me Nanën, si traditë e kujdesit që ne si popull kemi për familjen, e për gratë në veçanti.

Sot, ishte vërtetë kënaqësi të shoh në Deçan shumë gra që po i besojnë konceptit të AAK-së për Kosovën 100 për qind shtet. Një shtet që ua garanton atyre barazinë gjinore në secilin dimension.

Si pjesë e zotimeve tona, kemi krijuar strategji që ka paraparë fuqizimin e gruas dhe parasheh barazinë gjinore që i garantojnë gruas në nivel nacional të drejtat e saja. Edhe pas 6 tetorit, gruaja do të ketë kujdes të veçantë në qeverisjen e ardhshme.

Kemi finalizuar shumë punë që i kemi gjetur në tavolinë. Ushtria është arritja më e madhe, e cila na siguron se jemi të mbrojtur nga çdo rrezik potencial. E kemi kryer edhe punën e Trepçës, e cila do të kthehet në zhvillim, për vendin. Kemi kryer edhe punën e energjisë dhe kemi arritur që të krijojmë rrethana pune për sektorin privat kemi vendosur rregull në sektorin publik.

Tash prioritet i qeverisë së ardhshme janë shtesat për fëmijë, reformimi i shëndetësisë dhe pensionet për të moshuarit, të cilat janë në tavolinë menjëherë pas 6 tetorit.

Me 6 Tetor votojmë dhe vendosim për 100 për qind shtet!

Image may contain: 7 people, people standing
Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and eyeglasses
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme