Haradinaj i habitur me pretekstin e Serbisë, ndërsa synon të pajiset me raketa

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 19:46 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është i habitur me arsyetimin e delegacionit të Serbisë për tërheqje nga dialogu me Kosovën, që ishte paraparë të riniste sot në Bruksel.

Ai tha se Kosova nuk do të duhej të shkonte në Bruksel, pas lajmit se Serbia po synon të armatoset me raketa që mbërrijnë në të gjithë Kosovën, raporton Ekonomia Online.

Delegacioni serb ka anuluar pjesëmarrjen në takim, pas një “paralajmërimi” të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se nëse Serbia tenton të kthehet, Kosova nuk do të ndalet deri në Nish, dhe pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, në Mitrovicën e Veriut.

“Dialogu edhe ashtu është një fazë kritike”, është shprehur Haradinaj, në një konferencë për medie.

Shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se dialogu në formatin aktual është i konsumuar.

“Qëndrimi i delegacionit të Kosovës, i kryesuar nga Avni Arifi, është se duhet të kalojmë në fazën finale të dialogut, të bisedohet për njohjen reciproke”, ka shtuar shefi i Qeverisë.

“Deklarimet politike kanë peshë, asnjëherë nuk duhet të neglizhohen, por është shumë më kërcënues që Serbia synon të armatoset me raketa që mund të arrijnë në çdo destinacion në Kosovë. Pra në këtë rast pas këtij lajmi nuk ishte dashur që të shkojmë në dialog dhe jo ata të reagojnë për një deklaratë politike. Kjo është shqetësuese”, deklaroi Haradinaj.

Të ngjashme