Haradinaj bën homazhe te varri i presidentit Rugova

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 11:42 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj së bashku me zyrtarë të tjerë të AAK-së ka bërë homazhe te varri i liderit historik, Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se në nisje të obligimeve që kanë për vendin sot e kanë filluar me nderime të figurave të ndritura, raporton Ekonomia Online.

“Jemi te varri i presidentit Ibrahim Rugova dhe do të vazhdojmë me këtë nderim edhe te vendet tona të shenjta. Ne si popull i vjetër traditën e nderimit e kemi gjithë, dhe kjo sot ndërlidhet me veprën e Ibrahim Rugovës”, ka thënë ai.

Këto homazhe ai po i bën vetëm dy ditë pas kthimit të tij nga Franca ku ka qëndruar i ndalur për rreth katër muaj.

Të ngjashme