Haradinaj i bën thirrje Qeverisë të lejojë hapjen e tregjeve: Po dëmtohen fermerët

Rahovec | 13 Maj 2020 | 15:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar tregun te Shtëpia e Verës në Rahovec, raporton Ekonomia Online.

Nga këtu ai ka kërkuar nga Qeveria Kurti që të lejojë hapjen e tregjeve në mënyrë që tu mundësohet fermerëve që të shesin produktet e tyre.

Ai e ka quajtur të panevojshëm mbylljen e këtij tregu, duke shtuar se përderisa në Prishtinë bëhet show me organizimin e protestave bujqit në Rahovec detyrohet t’i hedhin produktet e tyre.

“Ky është tregu që është mbyllur nga Njësia Speciale që ka ardhur nga Prishtina, komuna i ka marrë të gjitha masat me iu siguruar ndihma”.

“Distanca është e nevojshme, fermerët duhet me i gjujt produktet e veta. ndërsa në Prishtinë lejohet të bohet show”.

“…i bëjë thirrje Qeverisë që fermerët që në bazë të udhëzimeve t’i plasojnë produktet e veta, janë familje që të vetme veprimtarin e kanë këtë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme